Ikën Cavani, vjen Di Maria?
Pëlqej
Ikën Edinson Cavani dhe vjen Angel Di Maria. Është kjo ideja e fundit që kanë në mendje drejtuesit e Paris Saint Germain. Për të qenë sa më konform rregullave të vendosura nga Uefa në lidhje më Fair Play-in financiar, drejtuesit e klubit parizien po mendojnë të shesin sulmuesin uruguaian për tju rikthyer pistës për të afruar në skuadër mesfushorin argjentinas të Real Madrid.

Mediat angleze bëjnë me dije se për të marrë shërbimet e Cavanit ka nisur një betejë dyshe mes Arsenalit dhe Manchester United, me topcinjtë që janë të favorizuar në këtë garë. Arsene Wenger dëshiron në ekip një qëndërsulmues me peshë pasi vetëm Oliver Giroud është shumë pak për një sezon të gjatë e të lodhshëm dhe tekniku francez sheh te Cavani, lojtarin ideal për të përforcuar skuadrën. Për të bindur Paris Saint Germain, drejtuesit e klubit londinez po përgatitin një ofertë prej 63,5 milionë eurosh, që me shumë mundësi do të pranohet nga francezët.

Dëshira e trajnerit Laurent Blanc për të patur në skuadër Di Marian është aq e madhe saqë kampionët e Francës janë të gatshëm të heqin dorë nga një sulmues si Cavani që militon vetëm prej një viti në "Parc Des Princes".

Edhe vetë 27-vjeçari uruguaian nuk është se ndihet edhe aq mirë te parizienët pasi me një lojtar si Ibrahimovic në skuadër ai nuk do të ketë asnjëherë hapësirat e nevojshme që do të dëshironte në majën e sulmit, kështu që Cavani e shikon me sy të mirë një transferim në "Emirares Stadium".

Nëse arrinë të shesin ish lojtarin e Napolit te Arsenali, drejtuesit e Parisit do ti ktheshin fuqishëm operacionit Di Maria, dhe duke ditur që kanë po-në e futbollistit, me një ofertë prej 70 milionë euro edhe Reali do të dorëzohej. /albeu.com/

Shtuar më 14/08/2014, ora 14:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori