Ikën edhe Suarez? Tre "big" anglezë bëhen gati
Largimi i Drejtorit Sportiv Andoni Zubizarreta dhe ish kapitenit Carles Puyol mund të sjellë të reja të reja te Barcelona gjatë merkatos së janarit. Sipas asaj që shkruan "Daily Mail", gati për të bërë valixhet është edhe Luis Suarez, blerja e madhe që kushtoi 80 milionë euro në merkaton e verës, por që ka shënuar vetëm 3 gola në 12 ndeshje zyrtare.

Sipas tabloidit britanik, Manchester City, Manchester United dhe Chelsea janë të gatshëm ta rikthejnë në Premier League.

Suarez duket se është penduar që zgjodhi Barcelonën, aty ku Luis Enrique nuk i ka gjetur pozicionin e duhur përkrah Messit dhe Neymar. /albeu.com/
Shtuar më 08/01/2015, ora 11:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori