Pak ditë më parë, Elvin
Beqiri u emërua në
krye të kombëtares shqiptare të moshave,
U-17.
Më parë kishte qënë si zv/
trajner i kësaj skuadre, por tashmë do të jetë në
krye të saj.
Por, duket se një pozicion i tillë e privon nga një tjetër detyrë.
Bëhet fjalë për pozicionin që mban tek
Vllaznia. Aktualisht,
Beqiri është zv/
trajner i skuadrës shkodrane.
Por, duket se shumë shpejt do të japë dorëheqjen nga ky post që mban. Kjo për shkak të angazhimit të madh që do të ketë në
krye të 17-vjeçarëve kuqezi.
ShkodraNeës raporton se me ish-mbrojtësin
Beqiri dhe ai e pranoi se nuk do mundet të vazhdojë të jetë pjesë e kuqebluve.
“Nuk besoj se do mundem të vazhdoj të jem edhe tek
Vllaznia njëkohësisht edhe të kombëtarja
U-17. Nuk e di ditën e saktë kur do tërhiqem, por të shohim.
Besoj se brenda pak ditësh do marr vendimin për tu laguar nga
Vllaznia dhe për t’iu përkushtuar plotësisht Shqipërisë
U-17.” – thekson shkurtimisht
Beqiri.
Shtuar më 29/11/2018,
ora 11:44