Ikën Handanoviç, Strakosha gati për tek Interi
Pëlqej
Portieri i kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha po shkëlqen me Lazion dhe është shndërruar në një nga portierët më të dalluar në Serinë A.

Paraqitjet e tij të mira kanë rënë edhe në syrin e drejtuesve të Interit të cilët po kërkojnë një pasues për sllovenin, Handanoviç.

Kontrata e tij përfundon në vitin 2021, por vështirë se do të ruajë katërkëndorin e zikaltërve deri atëherë.

“Calciomercato.it” raporton se drejtori sportiv, Piero Ausilio, ka bërë një listë të gjatë me kandidatë të mundshëm për të zëvendësuar portierin aktual dhe mesa duket listën e kryeson Strakosha.

Strakoshën me siguri nuk do ta trembte një sfidë e tillë, duke llogaritur se e ka fituar një të ngjashme me Marketin te Lazio.
Shtuar më 23/10/2018, ora 09:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori