Ikën Maicon, vjen Debuchy
Ka shumë mundësi që Interi të bëjë një ndërhyrje të dyfishtë në merkato për sa i përket krahut të djathtë të mbrojtjes zikaltër. Sipas të gjitha gjasave, mbrojtësi brazilian, Douglas Maicon, kërkon të braktisë klubin e Massimo Morattit.

Braziliani kërkohet nga gjysma e klubeve të Europës. Megjithëse duket se pista më e mundshme është Real Madrid, ku trajneri Jose Mourinho do ta priste me krahëhapur.

Largimin e Maicon zikaltrit mund ta mbulojë me Jonathan, i cili është rikthyer në kampin e Inter, pasi huazimit për një sezon e gjysmë te Parma.

Por prioriteti kryesor për të zëvendësuar brazilianin e krahut të djathtë, për zikaltrit mbetet mbrojtësi i Lille dhe Kombëtares franceze, Mathieu Debuchy. /albeu.com/
Shtuar më 12/06/2012, ora 12:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori