Ikën Maicon, vjen Debuchy
Inter është ende në gjurmët e Mathieu Debuchy. Francezi, ka refuzuar transferimin te Newcastle në Premier League por dëshiron gjithashtu edhe të largohet nga Lille. Por për të marrë mbrojtësin transalpin Inter më parë duhet të shesë brazilianin Maicon, i cili po kërkohet nga PSG, por lojtari kërkon Real Madrid.

Sipas asaj që shkruan sot "Tuttosport", Inter është gati të shesë Maion për 8 milionë euro dhe më pas të nisë sulmin për të sjellë në Milano Mathieu Debuchy, i cili është 4 vjet më i vogël se braziliani Maicon.

Në ditët në vijim pritet të mësohet përfundimisht e ardhmja e Maicon dhe Debuchy. /albeu.com/

Shtuar më 14/08/2012, ora 10:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori