Ikën nga Lazio? Tare kërkohet nga klubi i madh i Seria A
Dështimi për të fituar “Scudetton” ka bërë që Napoli të mendojë për revolucionin.

Sezonin e ardhshëm priten shumë ndryshime në skuadër pasi lojtarë, drejtori sportiv madje edhe trajneri priten të ndryshohen për të ndërtuar një skuadër konkurruese.

Sipas “calcionapoli24.it”, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis kërkon ta nisë punën nga një blerje e bujshme.

Bëhet fjalë për Igli Taren i cili preferohet së tepërmi nga numri një i klubitNapolit që kërkon garanci në punët e brendshme të klubit.

Sipas kësaj media raportohet se mes Tares dhe presidentit të Napolit kanë nisur kontaktet e para për të diskutuar kushtet e kontratës.

Kujtojmë që Igli Tare është çelësi i suksesit të Lazios pasi është zgjedhur drejtori sportiv më i mirë në Itali
Shtuar më 30/04/2018, ora 12:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori