Iker Casillas, portieri titullar i Realit
Pëlqej
Carlo Ancelotti e ka vendosur se kush do të jetë portieri titullar i Real Madrid për sezonin e ardhshëm: Iker Casillas. Sipas gazetës spanjolle ‘Marca’, kapiteni i madrilenëve do të rifitojë vendin e titullarit që e kishte humbur që në kohën kur skuadrën e stërviste Jose Mourinho.

Pritet që Diego Lopez të largohet për t’i lënë vendin portierit Keylor Navas, i cili do të qëndrojë në stol të paktën në ndeshjet e para të sezonit.

Kështu, Casillas do të jetë titullar në ndeshjen e parë zyrtare që Reali do të luajë kundër Sevillas për Superkupën e Europës (12 gusht në Cardiff).

Sezonin e kaluar, Diego Lopez ishte portieri titullar i Realit në kampionat, ndërsa Iker Casillas luajti të gjitha ndeshjet e Kupës së Spanjës dhe Champions League, kompeticione që Reali i fitoi. /albeu.com/
Shtuar më 01/08/2014, ora 17:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori