Iker Casillas te Borussia Dortmund?
Situata e Iker Casillas tek Real Madrid ka zgjuar interesin e ekipeve të mëdha europiane. Pas Arsenalit dhe Milanit, interes për portierin e madrilenëve po shfaq edhe Borussia Dortmund. Sipas gazetës gjermane "Bild", skuadra nënkampione e Bundesligës dhe Europë, e drejtuar nga Jurgen Klopp po kërkon që spanjollin ta marrë në merkaton e janarit dhe kontaktet e para mes klubit gjerman dhe Casillas janë realizuar tashmë.

Botërori i Brazilit është shumë pranë dhe Casillas është i shqetësuar për qëndrimin në stol. 31-vjeçari kërkon një skuadër ku të luajë si titullar në mënyrë që të mos rrezikojë mosgrumbullimin nga Spanja.

Në lidhje me këtë çështje, Zidane deklaroi: "Nuk besoj se Casillas dëshiron të largohet. Gjithsesi, do të flas personalisht me të".

Ndërkohë interesant është edhe reagimi i të fejuarës së tij Sara Carbonero: "Nuk e di nëse im bir do të lindë në Spanjë apo jashtë saj". /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2013, ora 11:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori