E FUNDIT/ Makina përplas 10 vjeçarin në Vlorë
Iker Casillas titullar në Champions
Provokimet në distancë mes Carlo Ancelottit dhe Jose Mourinhos mbajnë të nxehtë aksin Madrid-Londër. Dy trajnerë që drejtojnë ish skuadrat e njëri-tjetrit dhe që nuk mungojnë me deklaratat thumbuese. Menjëherë pas shitjes së Ozil te Arsenali, "Special One" nxitoi të jepte mendimin e tij, duke e cilësuar si një gafë të klubit spanjoll. Sipas tij, turko-gjermani është numri 10 më i mirë në botë dhe Reali i Madridit do ta ndiejë mungesën e tij në mesfushë.

Me pak fjalë, Jose Mourinho i dërgon një mesazh të qartë Ancelottit: Bëre një gabim të rëndë. Por replika e italianit nuk vonon. Ai ndryshon hierarkinë në katërkëndësh, duke e balancuar forcën e rëndesës në dy portierë.

Iker Casillas që tekniku portugez e nguli në stol, shikon dritë në fund të tunelit. Pas dilemës së madhe, Ancelotti ka vendosur ta aktivizojë në Champions League, ndërsa gjatë ndeshjeve të kampionatit, titullar do të vazhdojë të jetë Diego Lopez.

Sipas mediave spanjolle, Casillas konsiderohet si zgjedhja më e mirë në arenën ndërkombëtare pasi ai ka një eksperiencë të madhe mbi supe.

Një shuplakë e qartë ndaj Mourinhos ky gjest i Ancelottit që kërkon t’i tregojë kolegut të tij se është ai në krye të skuadrës dhe jo Jose Mourinho. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2013, ora 17:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori