Ikin Ibra dhe Thiago, vijnë Tevez dhe Kaka
Me Ibrahimoviç dhe Thiago Silva në largim e sipër, Milan shkon drejt Carlos Tevez. Gazeta sportive italiane "Corriere dello Sport" shkruan se Milan ka rënë dakord për shitjen e dy benjaminëve te Paris Saint Germain dhe tashmë po punon për të sjellë në San Siro dy futbollistë të të njëjtit klas.

Për të zëvëndësuar suedezo-boshnjakun kuqezinjtë kano gati sulmuesin e Manchester City, i cili edhe në janar ishte shumë pranë Milanit por është edhe një emër tjetër që është afruar shumë me klubin e rrugës Turati.

Bëhet fjalë për ish-milanistin Ricardo Kaka, i cili rrezikon të mos thirret nga Mourinho në turneun e Los Angeles, është gati ti bashkohet klubit ku u bë i famshëm. /albeu.com/
Shtuar më 12/07/2012, ora 12:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori