"Ilir Azemi jashtë rrezikut për jetën"
Pëlqej
Presidenti i Greuther Furth, Helmut Hack bën me dije se sulmuesi kosovar Ilir Azemi është jashtë rrezikut për jetën pas aksidentit të rëndë me makinë që pësoi në mëngjesin e së enjtes.

"Unë kam informata para një ore se Iliri nuk është në rrezik. Ai është duke u trajtuar në qendrën për kujdes intensiv. Gjatë mbrëmjes pritet stabilizimi i gjendjes së tij", deklaroi Hack për gjermanen "Bild".

Azemi u përplas me një furgon në mëngjesin e sotëm, dhe mbeti i bllokuar në makinën e tij tip Audi për më tepër se gjysmë ore derisa ndërhyn forcat zjarrfikëse. /albeu.com/
Shtuar më 07/08/2014, ora 15:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori