Ilirët nga Kumanova: Të shtyhet kampionati
Albeu.com
Tifozët e skuadrës së Bashkimit nga Kumanova, pas bërjes publike të lajmit se klubi i tyre nuk do të bëjë gara në elitën e futbollit vendor të hënën kanë dalë me një reagim.Ata kërkojnë shtyrjen e kampionatit futbollistik së paku për dy javë, derisa Bashkimi të mundë t'i kryejë të gjitha procedurat juridike për një funksionim ligjor dhe vazhdim të kampionatit, duke luftuar në mënyrë sportive deri në fund. Këta kërkojnë që vulat dhe dokumentacionet tjera të klubit të dorëzohen në duart e ILIRËVE, me të vetmin qëllim që të formojnë sipas tyre KRYESINË PËR SHPËTIMIN e Bashkimit.

Tifozët e Bashkimit në kumtesën e tyre thonë se Kumanova, pati një krenari, një vatër dhe një çerdhe, e cila gjithmonë ua ngrohi dhe se e ndjejnë si për detyrë dhe obligim moral që ta mbrojmë atë deri në pikën e fundit, përfundon kumtesë e tifozëve të Bashkimit të njohur me emrin Ilirët.
Shtuar më 04/08/2008, ora 22:45
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori