Immobile barazon Lewandowskin, kalon dhe Ronaldon
34 gola në Serie A, Ciro Immobile është në super formë.

Sulmuesi italian ka realizuar het-trik në fitoren 5-1 të Lazios kundër Hellas Veronës.

Ai ka shkuar në kuotën e 34 finalizimeve në Serie A, duke barazuar Robert Lewandowskin në garën për ‘Këpucën e Artë’.

Cristiano Ronaldo tani për tani ka mbetur shumë prapa, në kuotën e 30 golave dhe do të tentojë të shënojë sonte kundër Sampdorias.
Shtuar më 26/07/2020, ora 22:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori