Immobile: Juve më merr
Kartoni i tij i takon gjysmë Genoas dhe pjesa tjetër Juventusit dhe duke ju referuar këtij fakti Ciro Immobile ëndërron një vend te bardhezinjtë.

Futbollisti i bën thirrje "Zonjës së Vjetër" për ta marrë në ekip ndërsa nuk heziton të thotë se Sebastian Giovinco është një futbollist i madh pasi ka bërë një sezon prej protagonisti e një paraqitje fenomenale te Parma dhe është e drejtë që të luajë te ekipi i Antonio Contes.

Lojtari shton se do ti pëlqente ta imitonte dhe të kthehej në Torino. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2012, ora 15:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori