Immobile parakalon Lewandowskin, "Këpuca e Artë" drejt italianit
Sulmuesi italian ka arritur të shënojë një gol në fitoren 2:0 të Lazios kundër Brescias, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 37-të të Serie A.

Immobile shënoi në minutën e 82’ të ndeshjes.

Goli ndaj Brescias, ishte i 35-ti për Immobilen këtë sezon në Serie A.

30 vjeçari tani kryeson garën për Këpucën e Artë me 35 gola, duke lënë pas Robert Lewandowskin e Bayern Munich, që ka shënuar 34 gola.
Shtuar më 29/07/2020, ora 22:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori