Inagurimi i "Arenës Kombëtare" në rrezik, as në shtator mund të mos jetë gati
Vizita e presidentit të Federatës Çeke të Futbollit Martin Malik në Tiranë u ndal edhe te vëzhgimi në stadiumin "Arena Kombëtare", që vijon punën me intensitet të lartë, por që tani duket se nuk do të jetë gati as në shtator.

Kjo, pasi për afatet e punimeve në stadiumin "Arena Kombëtare", presidenti Duka u shpreh: "Objekti është shumë i madh, shumë i bukur dhe komod. I punuar në të gjitha drejtimet me gjëra bashkëkohore, dhe brenda stadiumit, dikush e sheh gjysmë-plot dhe gjysmë-bosh, për sa i përket termave kohorë.

Duam të luajmë në shtator këtu, dhe ia kemi bërë të qartë kompanisë këtë. Duam ta shijojmë stadiumin e ri, por mund të arrijmë edhe më shumë rezultate me më shumë spektatorë dhe atmosferë.

"Kompania po bën të gjitha përpjekjet. Ka skeptikë, ka optimistë, por nuk mund të jemi shumë të sigurt për shtatorin", deklaroi Duka.

Shtuar më 18/06/2019, ora 09:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori