Inaugurimi i “Elbasan Arena” (FOTO-LAJM)

Pasditen e sotme është inauguruar stadiumi "Elbasan Arena" në prani të kryeministrit Edi Rama, presidentit të FSHF-së Armando Duka dhe zyrtarëve të tjerë të lartë.

Para nisjes së miqësores së Shqipërisë me U-19 të Elbasanit, kryeministri takoi një nga një të gjithë futbollistët e kombëtares.

Më pas, zyrtarët e lartë të qeverisë dhe FSHF-së u vunë përballë portierit Etrit Berisha dhe goditën disa 11-metërsha.

Rama tha për mikrofonin e Supersport: “Dukej sikur stadiumi nuk do arrihej të bëhej gati, por ia dolëm. Tani mbetet vetëm pista olimpike. Shpresoj që në këtë stadium të vijnë sa më shumë familjarë dhe ju siguroj që ky është vetëm fillimi.”
Shtuar më 08/10/2014, ora 20:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori