Incidenti me flamurin, Apolonia largon dy serbë (VIDEO)
Vilson Cakoviç dhe Dorde Dordeviç nuk do të jenë më pjesë e Apolonisë. Portieri dhe mesfushori serb janë larguar nga klubi fierak ende pa u mbyllur sezoni dhe arsyeja është incedenti që ndodhi me flamurin kuqezi në "Loni Papuçiu" në ndeshjen kundër Tiranës, informon SuperSport.

Burime pranë Apolonisë zbulojnë se Vilson Cakoviç ka kërkuar prishjen me konsensus të kontratës, pas pezullimit të tij për një kohë të pacaktuar nga ana e klubit dhe të njëjtin veprim ka bërë edhe mesfushori Dordeviç, duke u justifikuar me faktin se të dy nuk ndiheshin mirë në një ambient ku do të ishin në qendër të kritikave nga ana e tifozëve.

Ndërkojë do të vijojë të jetë lojtar i Apolonisë Marko Rajkoviç, i cili ndryshe nga bashkëkombasit e tij, nuk sheh arsye për t’u larguar. /albeu.com/
Shtuar më 01/04/2015, ora 16:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori