Incidenti me reklamën e birrës, ja si reagon FIFA dhe UEFA
Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
UEFA dhe FIFA kanë dhënë qëndrimin e tyre në lidhje me vendimin e Mërgim Mavrajt që ka refuzuar që ta veshte fanellën në të cilin ishte e vendosur logoja e Birrës. Agjencia e lajmeve “Presheva jonë” ka kontaktuar sot me zyrtarë të FIFA-s dhe UEFA-s në lidhje me këtë “incident” që tërhoqi jo pak vëmendje.

Ata shprehen pro qëndrimit të Mavrajt duke shtuar se në shumë vende alkooli dhe cigarja janë të ndaluar të reklamohen.

Alkooli dhe duhani në shumë mjedise botërore janë të ndaluar të bëhet reklamë... Nuk dimë se sa kjo çështje është e përcaktuar në legjislacionin shqiptar. Prandaj, çështja e reklamave në fanellat e lojtarëve është çështje qe i takon shtetit, në këtë rast ekipeve kombëtare.

Nëse futbollistët pranojnë dhe në marrëveshje me klubin, kjo mund të ndodhë që ne tapetin e gjelbër ata ti bëjnë reklamë birrave apo cigareve edhe pse kjo natyrë e reklamave nuk është e hijshme dhe e dëshirueshme për sytë, sidomos për publikun adoleshent, për fëmijët, rininë nën 18 vjeç...”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Shtuar më 28/05/2016, ora 15:44

Agim Dila
e Shtunë 28 Maj 2016, Ora 18:48
UEFA dhe FIFA kane te drejte Alkoholi dhe Cigarret jane te demshme per shendeti...perse duhet reklamuar???? Me ligj duhet ndaluar reklamimi. Psh ne Perendim reklamimi i cigarres me behet vetem duke i nxjerr fotot se cfarre demesh sjell duhani per shendetin e njeriut. Mavraj e vendosi te mos e pranoj reklamimin e birres dhe kjo eshte e drejta e tij.
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori