Infantino: FIFA ishte thuajse një organizatë kriminale
Gianni Infantino pranoi në fjalimin e tij në kongresin e rizgjedhjes së tij si president i FIFA-s (pa asnjë rival) se kjo organizatë (më e madhja e futbollit në botë) ishte thuajse kriminale:


"Askush nuk flet më për skandale korrupsioni. Tani të gjithë flasin për futbollin. Ne kemi kaluar nga një organizatë pothuajse kriminale e toksike në një institucion të përkushtuar totalisht për organizimin e futbollit. Futbolli duhet të kthehej në qendër të punës së FIFA-s dhe ne e kemi arritur këtë në tri vite e katër muaj. Kjo ka qenë e mundur falë të gjithëve. FIFA është bërë një organizatë e besueshme profesionale".

Presidenti i rizgjedhur ka pohuar se me ardhjen e tij në krye të FIFA-s, korrupsioni ka marrë fund: “Edhe unë kam bërë gabime, por kam mësuar prej tyre. Vetëm ai që nuk bën asgjë, është në rregull. Tani, çdo gjë është transparente. Nuk ka më vend për korrupsion në FIFA. Asnjëherë nuk është bërë më shumë".

Përveç kësaj, ai vlerësoi gjendjen e tanishme ekonomike të qeverisë drejtuese të futbollit botëror: "Kurrë nuk kemi pasur një situatë të tillë financiare. Tani, paratë shkojnë vetëm për futbollin. Ne do t’ua kalojmë 1 miliard e 250 milionë euro federatave, deri në vitin 2022. Ne nuk do të përfshihemi kurrë në marrëveshje të dyshimta”.
Shtuar më 05/06/2019, ora 12:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori