Infantino flet për superclasicon River-Boca: Futbolli nuk ndalet për 4 000 idiotë
Presidenti i FIFA-s Gianni Infatino ka deklaruar se do ishte më mirë të ishte zhvilluar supersfida River Plate-Boca Juniors, shkruan Albeu.com.


“Po, gjithmonë është më mirë të zhvillohet ndeshja. Kishte rreth 60 mijë njerëz në stadium dhe njerëz nga e gjithë bota po e prisnin këtë ndeshje. Dhe kjo gjë nuk duhet të ndalet për shkak të katër idiotëve që gjuajnë me gurë”, ka thënë Infantino.

“Katër, 40, 400 ose 4000, idiotë të të gjitha llojeve. Ata nuk mund ta ndalin futbollin. Ne tentuam që ndeshja të zhvillohet sipas mundësive. Mendoj se ishte qasja e duhur. Sapo e kuptuam që është e pamundur, sepse futbollistët nuk po ndiheshin mirë, atëherë e shtymë” përfndoi kreu i FIFA-s. / albeu.com/
Shtuar më 04/12/2018, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori