Infantino i del në mbrojtje lojtarëve të Bundesligës: Duhet t’i duartrokasim, jo t’i ndëshkojmë
Kreu i futbollit botëror deklaroi se shprehja e hapur e mesazheve të tilla nuk përbëjnë asnjë arsye për të penalizuar lojtarët, por përkundrazi janë shembull për t’u duartrokitur pasi shpërndajnë mesazhin e FIFA-s për ndalimin e përhapjes së racizmit.

"Për të hequr dyshimet, në një kompeticion të FIFA-s gjeste të tilla të bëra nga lojtarët e Bundesligës meritojnë të duartrokiten dhe jo të ndëshkohen. Ne të gjithë i themi ‘jo racizmit’ dhe çdo lloj forme të diskriminimit. Ne i themi jo dhunës", bën me dije presidenti i FIFA-s Gianni Infantino.

Disa lojtarë të Borusia Dortmundit dhe Shalke 04 përhapën mesazhet "Drejtësi për George" duke dalë kundër ushtrimit të racizmit në shoqërinë amerikane dhe botërore.
Shtuar më 03/06/2020, ora 12:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori