Infantino jep lajmin e papritur, cila është risia e Botërorit
Një Botëror me 48 skuadra do të ishte një risi për sa i përket zhvillimit të këtij kompeticioni.

Këtë ide e ka mbështetur dhe vetë presidenti i qeverisë botërore të futbollit (FIFA), Xhani Infantino i cili së fundmi ka thënë se ky vendim do të hyjë në fuqi në vitin 2026.

Megjithatë ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që të ndodhë edhe për Botërorin e vitit 2022 shkruan panorma.

“Kemi vendosur të rritin numrin e skuadrave pjesëmarrëse, vendim që do të hyjë në fuqi në vitin 2026. A mund të ndodhë që në vitin 2022? Është e mundur, përse jo!? Po diskutojmë me miqtë tanë në Katar dhe urojmë që të bëhet e mundur. Gjithçka do të vendoset përfundimisht në fillimin e vitit të ardhshëm, para fillimit të kualifikueseve” – tha Infantino përpara asamblesë së AFC, Konfederatës Aziatike të Futbollit.
Shtuar më 31/10/2018, ora 15:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori