Infantino ndihet i "tradhtuar", gati kontrata me yjet e futbollit
Pëlqej
Sipas shtypit spanjoll, Gianni Infantino është shumë i zemëruar.

Mungesat e Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi në ceremoninë e dhënies së çmimit “The Best” kanë lënë shenjë.

“AS” ka shkruar se presidenti i FIFA-s e ka konsideruar një bojkot të vërtetë mospjesëmarrjen e dy yjeve të futbollit botëror në mbrëmjen e organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Futbollit.

Gjërat kanë shkuar deri në atë pikë sa ka urdhëruar avokatët e FIFA-s që të bëjnë gati një kontratë që duhet nënshkruar nga ata lojtarë që në sezonet e ardhshme do të jenë finalistë për një nga çmimet e “The Best” ose që do të jenë të përfshirë në listën e 11 më të mirave.

Ata që do të jenë pjesë e listës së fundit të kandidatëve duhet të paraqiten patjetër transmeton telesport.

Kështu, ata që nuk do të paraqiten në edicionet e ardhshme, do të paguajnë. Në kuptimin e vërtetë të fjalës. Kemi të bëjmë me një krisjen e radhës të marrëdhënieve mes FIFA-s dhe kampionëve të botës së futbollit, gjithmonë për faj të çmimeve.
Shtuar më 30/09/2018, ora 17:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori