Infektohet me Covid-19, Lei Kraja kthen shtëpinë në studio televizive (FOTO LAJM)

Moderatorja sportive e ‘Digitalb’ Lei Kraja zbuloi me atë disa videove në llogarinë e saj se është infektuar me ‘Covid-19’. Lei dukej në gjendje të mirë shëndetësore, megjithatë për shkak të virusit, këndi i ri i prezantimit është zhvendosur në shtëpinë e saj.

Moderatorja ka treguar se do të vazhdojë ta drejtojë programin e përditshëm ‘Sport Time’ nga shtëpia, teksa të ftuarit do të gjenden në studio. Kjo duhet të ketë qenë zgjidhja më efikase për Lein, e cila pavarësisht gjendjes shëndetësore, ka zgjedhur të mos dorëzohet.

Kraja nuk ka ndarë detaje të tjera se ku u infektua, apo si ndihet tanimë, por këto presim t’i zbulojë në orët në vazhdim pasi pyetjet e ndjekësve nuk do të mungojnë.
Shtuar më 17/11/2020, ora 09:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori