E FUNDIT/ Zhbllokohet sfida, Monchengladbach-Man City (VIDEO)
Infektohet me koronavirus edhe trajneri i njohur
Një tjetër trajner është infektuar me koronavirus.

Trajneri i njohur, që tashmë udhëheq skuadrën e Flamengo e dikur udhëhiqte Benfican, Jorge Jesus.

Ai ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit.

Lajmin e ka konfirmuar edhe faqja zyrtare e skuadrës braziliane, duke shtuar se ai nuk ka simptomat e plota.

Skuadra ka njoftuar se trajnerit tashmë po i bëhet edhe kontratesti.

Vlen të përmendet se lojtarët dhe pjesa tjetër e stafit nuk kanë rezultuar pozitiv në këto teste.

Shtuar më 17/03/2020, ora 09:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori