Infektohet me koronavirus lojtari i parë në Seria B
Pas një numri të konsiderueshëm të lojtarëve të prekur me koronavirusSerie A, është regjistruar edhe rasti i parë në Serie B.

Mesfushori i Venezias, Antonio Junior Vacca, ka rezultuar pozitiv në testin ndaj Koronavirusit.

Venezia ka njoftuar përmes një komunikate se lojtari i skuadrës po qëndron në izolim dhe se shëndeti i tij po përmirësohet.

29-vjeçari ka regjistruar 9 paraqitje për Venezian në këtë sezon të Serie B para se kampionati të pezullohej.
Shtuar më 06/04/2020, ora 20:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori