Infermieria e tejmbushur, Champions-i nis me probleme (FOTO LAJM)

Ricardo Montolivo
Milan, pasi arkivoi ndeshjen e djeshme në Serie A përballë Torinos, mendon tashmë për sfidën e parë të Champions League kundër Celtic, të mërkurën në mbrëmje. Por Massimiliano Allegri duhet të mendojë ndryshime rrënjësore në ekipin e tij duke parë që numri i të dëmtuarve sa vjen dhe rritet. Rasti më i fundit është ai i kapitenit Ricardo Montolivo, që në ndeshjen e mbrëmshme pësoi një dëmtim në kofshën e majtë.

Por ish futbollisti i Fiorentinës është në shoqëri të mirë në infermierinë kuqezi pasi aty janë edhe Poli, Abate, De Sciglio, Pazzini dhe El Shaarawy.

Dhe pastaj me Kaka, i cili vështirë të luajë titullar në dy ndeshje brenda katër ditësh Allegri mund të hedhë nga minuta e parë treshen Robinho-Balotelli-Matri, ndërsa M'Baye Niang u la jashtë listës Champions për shkak të një gabimi. /albeu.com/
Shtuar më 15/09/2013, ora 11:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori