Iniesta bëhet pjesë e stafit të Guardiolas?
Ish-mesfushori legjendar i Barcelonës, Andres Iniesta, ka thënë se ai nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen kur iu kërkua t’i komentonte spekulimet se ai do t’i bashkohej stafit të trajnerëve të Pep Guardiolës.

“E vërteta është se nuk kam menduar këtë gjë. Nuk e di se çfarë do të ndodhë gjatë viteve të ardhshme. Për tani, unë jam i përqendruar në karrierën time si futbollist në një vend tjetër dhe në një garë tjetër, mirëpo gjithmonë si futbollist”, ka thënë Iniesta.

“Ne e kemi dashurinë e tifozëve sepse kemi qenë aty për një kohë të gjatë. Është një ide e mirë në teori, por e ardhmja do të na dërgojë të gjithë kudo që duhet të jemi. Unë do të doja shumë t’ua mësoja të tjerëve ato që i kam mësuar”.

“Nuk e di se në çfarë kapaciteti, nëse do të jem gati ta bëj një gjë të tillë dhe se kush do të jetë në klub në atë kohë. Këto janë të gjitha hipoteza për të cilat duhet të presim për t’i kuptuar”, deklaroi Iniesta. /albeu.com/
Shtuar më 02/01/2019, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori