Ish-mesfushori legjendar i Barcelonës, Andres
Iniesta, ka lavdëruar mesfushorin francez të Chelseat, N’Golo Kanten, me të cilin ka thënë se do të kishte dashur ta kishte pasur në
skuadër për shumë vite.
“Ai është një lojtar që do të doja ta kisha në
skuadër për shumë vite. Ai nuk do të vijë në Japoni, por definitivisht është një lojtar që e dashuroj për shkak të punës që bën në fushën e lojës dhe për shkak të vetëbesimit që e ka gjatë ndeshjeve”, ka thënë
Iniesta.
“Mjeshtëria e tij në futboll e bën atë lojtarin më të rëndësishëm për
ekipin e Chelseat si dhe
ekipin e Kombëtares së Francës”.
Shtuar më 01/11/2018,
ora 19:30