Iniesta: Dua te mbyll karrieren ne Barcelone
Albeu.com
"Dua të mbyll karrierën te Barça". Andres Iniesta shpreh dashuri të përjetshme për klubin blaugran. Mesfushori i Barcelonës dhe i kombëtares spanjolle, në një intervistë tek e përditshmja spanjolle “El Mundo Deportivo” deklaroi: "Reali i Madridit është dhe do të jetë gjithmonë një ekip i madh, por unë jam mirë këtu ku jam. Ëndësrroj të mbyll karrierën time te Barcelona. Jam 25 vjeç dhe kam mundësi të përmirësohem akoma. Nuk mendoj për Topin e Artë, por vetëm për tituj bashkë me ekipin. Guardiola punon shumë dhe me entuziazëm. Duam t’i japim vijimësi kësaj triolete fantastike që arritëm këtë vit.”

Për Iniestën qe përfolur një interesim i Realit të Madridit që deshi të kurorëzonte presidencën e Perezit me një tjetër lojtar të Barcelonës në radhët e Madridit. Edhe Masimo Morati shfaqu interes për lojtarin
Shtuar më 08/06/2009, ora 22:37
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori