Iniesta elozhe Messit: Është unik
Mesfushori i Barcelonës Andres Iniesta e pranoi se diferencën në takimin ndaj Real Zaragozas e bëri ylli argjentinas, Lionel Messi. Kampioni i Europës dhe Botës i ka thurur elozhe shokut të tij të skuadrës duke e quajtur unikal në llojin e tij.

"Është ajo që ne gjithmonë e kemi thënë. Leo bën diferencën në lojë, pasi është një lojtar unik. Shpresojmë që të vazhdojë gjithmonë me të tilla paraqitje në fushë", tha lojtari katalanas.

Më pas ai komentoi rekordin e blaugranave, të cilët nga 36 pikë të mundshme në 12 javë kanë grumbulluar 34. "Ky rekord nuk mund të thyhet, pasi ne vazhdojmë që të fitojmë gjithmonë", vijoi Iniesta.

Më pas ai analizoi sfidën me rivalët e Zaragozas: "Edhe në këtë takim ne vrapuam për të marrë topin. Ata u përpoqën që të kontrollonin lojën e na u desh të vraponim më shumë se sa zakonisht. Duhet të kemi kujdes me golat, por rivalët luajnë futboll dhe shënojnë gjithashtu", përfundoi Andres Iniesta. /albeu.com/
Shtuar më 18/11/2012, ora 09:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori