"Iniesta është një idol për të gjithë"
Andres Iniesta ishte heroi i Spanjës në Botërorin e Afrikës së Jugut duke shënuar golin historik që ja dha Spanjës titullin e parë në histori, por Xabi Alonso beson që ky gol i ka dhënë atij statusin e një ikone futbollit në tërë botën.

Andres mund të bëj çfarëdo që bën, ai është një idol për të gjithë”, tha Alonso i cili është pensionuar nga futbolli sezonin e fundit për Omnisport.

“I jam mirënjohës atij krejt jetën sepse na dha neve atë golin magjik që ju mungojë të gjithëve. Ai mund të bëj çfarëdo që dëshiron tani sepse ka fituar adhurimin tonë”, deklaroi Alonso. /albeu.com/
Shtuar më 06/06/2018, ora 23:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori