Iniesta "gjen" pasardhësin e tij te Barcelona
Andreas Iniesta tashmë nuk është më i ri, dhe mosha po bën të vetën dhe në sezonin e fundit. 32-vjeçari që tani ka nisur të mendojë për pasardhësin e tij në klubin katalanas, madje e ka të qartë se kush duhet të jetë ai.

Marco Verrati është futbollisti perfekt për të zënë vendin e tij te katalanasit në të ardhmen. Lajmin e jep Blaid Matuidi në një intervistë për "France Bleu", teksa zbulon se i ka thënë Iniestës: “A do të jetë ai pasuesi yt", dhe ai ja ka kthyer: "Po ky mendoj se do të jetë".

Në këtë mënyrë konfirmohen dhe zërat e merkatos që e shohin mesfushorin italian te Barcelona në vitet e ardhshme./albeu.com/


Shtuar më 20/02/2017, ora 17:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori