Dy ditë nga Klasikja me Real Madridin, mesfushori i Barcelonës Andres
Iniesta ka dalë në një konferencë për shtyp: "Mentaliteti ynë duhet të jetë ai i të shkuarit për të fituar. Ne mendojmë se çfarëdo lloj gjëje të ndodhë ne do të vazhdojmë të jemi në
krye të
klasifikimit".
POLEMIKA - Më pas
Iniesta i është përgjigjur edhe Cristiano Ronaldon, që nuk kuptonte pse ndeshja është programuar për ditën e shtunë: "Ky është kalendari, duhet të mësohet". /albeu.com/
Shtuar më 23/10/2014,
ora 17:01