Iniesta i përgjigjet C.Ronaldos
Mesfushori i Barcelonës Andres Iniesta i është kundërpërgjigjur deklaratës së Cristiano Ronaldo, sipas të cilës dominimi i katalanasve mori fund dhe tashmë Real Madrid do të jetë dominuesi i futbollit spanjoll.

Numri 8 i blaugranave u shpreh se "edhe pse Reali fitoi titullin e 32-të në La Liga është sërish herët për të dalë në të tilla konkluzione.

"Secili ka mendimin dhe mënyrën e tij të të parit të gjërave. Është me të vërtetë shumë herët të thuash se ne nuk do të jemi më dominant në Spanjë", deklaroi Iniesta.

"Ka disa klube që nuk arrijnë të fitojnë Ligën e Kampionëve. Duke u kthyer pak pas, ne kemi fituar dy SuperKupa, Kupën e Botës për klube, kemi luftuar deri në fund për La Ligan dhe kemi arritur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Gjithashtu jemi në finale të Kupës së Mbretit", ironizoi Andres Iniesta me Cristiano Ronaldo. /albeu.com/
Shtuar më 24/05/2012, ora 17:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori