Iniesta i qëndron besnik skuadrës aktuale, refuzon tre oferta
LA Galaxy, Inter de Miami dhe Montreal Sounders janë emrat e klubeve të cilat ish futbollisti i Barcelonës i refuzoi për të qëndruar në skuadrën japoneze, Vissel.

Ai ka treguar që prioritet i tij është të përmbushë dy vitet që i ka në kontratë me këtë klub.

Iniesta është 35 vjeçar mirëpo cilësia e tij duket se nuk po bie pasi që ai po vazhdon ta ketë vëmendjen e shumë klubeve të mëdha.

Kurse më 1 janar Iniesta ka mundësi të fitojë edhe një titull të ri, pasi që do të luaj në finalen e Emperor Cup kundër skuadrës Kashima.
Shtuar më 28/12/2019, ora 10:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori