Futbolli nuk do të jetë kurrë i njëjti. Ky është verdikti që sjell gjigandi i produkteve sportive "
Nike" teksa kanë reklamuar produktin e tyre më të fundit, këpucët e sportit "Magista".
Yje të shumtë, që janë pjesë e
Nike, kanë provuar këpucët e reja, ndërsa kanë dhënë mendimet e tyre në një spot të publikuar orët e fundit.
"Duken si çorape", thotë
ylli i Barcelonës Andres
Iniesta. "E pabesueshme", shprehet gjermani i Bayern Munchen Mario
Gotze, ndërsa Thiago Silva i quan "perfekte".
Shtuar më 27/02/2014,
ora 11:48