Iniesta magjik, kthen penalltinë e humbur në gol (VIDEO)
Andres Iniesta u bë protagonist ditën e sotme në Japoni me një penallti të humbur në fillim, por më pas të kthyer në gol në takimin që ekipi i tij, Ëisel Kobe barazoi 2-2 me Osakan.

Kur po mundej me shifrat 0:2, ekipi i Iniestës fitoi një penallti në minutën e 78-të, dhe ishte spanjolli që e mori përsipër. Kur u nis dhe goditi, portieri kundërshtar e priti penalltinë, por topi u rikthye sërish tek Iniesta.

Me një gjakftohtësi të admirueshme, Iniesta nuk e humbi toruan, por kontrolloi topin që iu kthye, dhe me të majtën goditi fort, për të tundur më në fund rrjetën.

Ky gol i hapi rrugën edhe një tjetri pas 5 minutash shënuar nga Masujama, dhe Visel Kobe arriti një barazim 2:2.
Shtuar më 02/08/2019, ora 20:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori