Iniesta: Minjohës trajnerit Van Gaal
Andres Iniesta deklaron se do t’i jetë përherë mirënjohës trajnerit holandez, Lousi Van Gaal nën drejtimin e të cilit debutoi në “Camp Nou”.

Mesfushori i skuadrës katalanase Andres Iniesta deklaron se do t’i jetë përherë mirënjohës trajnerit holandez, Lousi Van Gaal nën drejtimin e të cilit debutoi në “Camp Nou”. Iniesta për herë të parë është prezantuar me fanellën e Barcelonës në vitin 2002.

“Debutimi im me ekipin e parë është dita më e rëndësishme e karrierës. Ëndrra u bë realitet dhe nga ajo kohë kam kujtime të bukura. Isha disi nervoz por i jam mirënjohës trajnerit Van Gaal dhe gjithë drejtuesve të tjerë që janë ulur në stolin e kësaj skuadre”.

Futbollisti 30-vjeçar ka një karrierë të pasur ndërkombëtare, e cila ka kulmuar me dy trofe të UEFA Champions League në vitet 2005 dhe 2009, ndërsa në 2010-ën u shpall kampion bote me Spanjën pasi shënoi golin në finale. /albeu.com/
Shtuar më 13/04/2015, ora 10:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori