Iniesta në Japoni, ky është klubi i tij i ri
Pëlqej
Pas tërheqjes nga Barcelona, mesa duket Andres Iniesta nuk ka hequr dorë nga futbolli.

Lajmi vjen nga Japonia, ku presidenti i nderit i Federatës së Futbollit të Japonisë, Saburo Kawabuchi ka konfirmuar se Andres Iniesta do të jetë pjesë e skuadrës Japoneze Vissel Kobe.

Mediat japoneze madje japin edhe data ku thonë se spanjolli mund të debutojë tek Vissel Kobe me 26 gusht.

Skuadra e Vissel Kobe është në pronësi të Hiroshi Mikitani, njëkohësisht pronar i sponsorit të Barcelonës, Rakuten.

Së fundmin në këtë skuadër ka luajtur edhe ylli i Kombëtares Gjermane, Lukas Podolski. /albeu.com/

Shtuar më 18/05/2018, ora 10:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori