Iniesta në Juventus? Ja si përgjigjet Marotta
Pëlqej
Andres Iniesta, është në vitin e fundit të kontratës me Barcelonën dhe ka pasur spekulime të shumta se mund të transferohet te Juventusi në vitin 2018.

Por, diçka të tillë e ka hedhur poshtë, Giuseppe Marotta, i cili beson se ai do të rinovojë shumë shpejt kontratën me klubin nga “Camp Nou”.

Iniesta është lojtar i shkëlqyer, por ai është i koncentruar te Barcelona”, tha Marotta për “La Sexta”.

“Ai do të nënshkruajë kontratën e re me ta pasi është lojtar shumë i rëndësishëm për klubin, me të cilët ka marrëdhënie të shkëlqyer. Kështu që nuk e shoh Iniestan të largohet nga Barcelona”.

“Mendoj se ai do të qëndrojë në Barcelona”, theksoi mes tjerash Marotta. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2017, ora 18:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori