Iniesta: Nuk ka justifike në Champions
Iniesta
Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, pranon vështirësinë e duelit ndaj Milanit, por as që e mendon eliminimin. “Sigurisht që nuk është një ndeshje e lehtë, në radhë të parë se bëhet fjalë për çerekfinalet e Ligës së Kampioneve dhe, në radhë të dytë, sepse përballemi me Milanin. Por, ne luajmë në fushën tonë dhe nuk na lejohet dështimi para 70 mijë tifozëve. Nuk kemi asnjë justifikim nëse dështojmë, gjithsesi unë kam besim që do të fitojmë dhe do kualifikohemi për në gjysmëfinale”, – u shpreh Iniesta, i cili shënoi në fitoren e së shtunës kundër Athletic Bilbao, në fitoren 2-0 të katalanasve.

Ndeshja e dytë çerekfinale Barcelona-Milan luhet nesër në orën 20.45 në Camp Nou teksa ndeshja e parë përfundoi me rrjeta të paprekura, 0-0. /albeu.com/
Shtuar më 02/04/2012, ora 12:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori