Iniesta: Nuk mund ta imagjinoj rikthimin e Neymarit te Barcelona
Ish-mesfushori legjendar i Barcelonës, Andres Iniesta, thotë se ai nuk mund ta imagjinojë kthimin e ish-bashkëlojtarit të tij, Neymarit, në Barcelonë, por nuk e përjashton mundësinë që kjo gjë të ndodhë.

“Personalisht, mendoj se është shumë e vështirë që ai të kthehet, por ën futboll kam parë me qindra herë të ndodhin gjëra të tilla. Nëse ai do të kthehet, unë e kam thënë gjatë gjithë këtyre viteve se ai është një ndër lojtarët më të mirë në botë”, ka thënë Iniesta për RAC 1.

“Cili ekip nuk do të dëshironte ta kishte Neymarin në skuadër? Por, unë nuk mundem ta imagjinoj kthimin e tij në Barcelonë”.

Pasi që spekulimet për këtë transferim janë intensifikuar edhe më shumë gjatë kohës së fundit, edhe trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel, u detyrua t’i komentonte ato. Sipas trajnerit Tuchel, Neymari është i lumtur në Francë.

“Mendoj se Neymari është shumë, shumë i lumtur. Ai është një profesionist i vendosur dhe që i mendon gjërat mirë. Mendoj se ai ndihet mirë këtu, si në zhveshtore, ashtu edhe në fushë. Ai është i disiplinuar dhe punon shumë në fushë”, ka thënë Tuchel.

“Jemi të kënaqur me punën e tij. Unë ndiej se ai dëshiron ta dëshmojë cilësinë e tij duke u bërë lider i skuadrës së PSG-së dhe kjo është një gjë e mrekullueshme për ne sepse ai është një ndër lojtarët më të mirë në botë”.
Shtuar më 09/01/2019, ora 18:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori