Aksidentohet makina me 5 mësues, humb jetën një prej tyre
Iniesta presion Coutinhos: Nqs mendon se do më zësh formacion, e ke shumë gabim
Pëlqej
Andres Iniesta i ka thurur elozhe blerjes më të re të Barcelonës, Coutinhos. Spanjolli këmbëngul se Philippe Coutinho nuk do ta bëjë atë që tërhiqet ose të largohet nga Barcelona, por beson se klubi ka nënshkruar me njërin nga më të mirët.

“Unë jam vetëm një lojtar për këtë klub dhe gjithmonë kam thënë se vetëm më të mirët mund të luajnë për këtë klub”, ka thënë fillimisht Iniesta për Onda Cero.

“Kjo e bën Coutinhon një nga më të mirët. Ai është i ri dhe ka një talent të lindur, ndërsa Barcelona është një klub ku ai mund të vazhdojë të rritet”.

“Kjo skuadër, kurrë nuk do të ketë një lojtar që mund të më bëjë të dal në pension ose të më largojë nga këtu. Në moshën 33-vjeçare, kjo nuk është çështje. Coutinho ka ardhur këtu për të na përmirësuar”.

“Jam i lumtur që ai është një nga lojtarët më të mirë në pozitën e tij. Ai ka gjërat që na pëlqejnë neve si klub”.

“Ai është një lojtar i shpejtë dhe i aftë, i cili lidh ndeshjen shumë mirë, i përdor të dy këmbët shumë mirë, krijon gola dhe shënon”.

“Ai do të gjejë një mjedis shumë të mirë për tu rritur këtu. Paratë që kemi paguar për të janë një tjetër gjë”.

“Çmimi i tregut vendos se çfarë është vlera e një lojtari. Përtej çmendurisë, duhet të jemi të lumtur që ai është i yni”, përfundoi spanjolli./albeu.com/
Shtuar më 12/01/2018, ora 16:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori