Iniesta pret biletën për largimin nga Barcelona: Mjaft me kaq!
Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, ka paralajmëruar një largim të mundshëm nga klubi katalanas pas eliminimit nga Roma në Ligën e Kampionëve.

“Është një mundësi që kjo të ketë qenë ndeshja e fundit në karrierën time në Ligën e Kampionëve, por tani për tani është vështirë kjo që ndodhi për gjithë ekipin, për të gjithë ne”.

“Ne kemi dashur ta fitojmë këtë garë tej mase, por kemi dështuar ta bëjmë sërish”.

“Është vërtet e vështirë, duket e pavërtetë, është e vështirë për t’u pranuar”.

“Me përparësinë që kemi pasur, ne dolëm në fushë dhe bëmë gjërat shumë keq. Liga e Kampionëve të dënon në këto raste”, deklaroi Iniesta. /albeu.com/
Shtuar më 11/04/2018, ora 09:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori