Iniesta: Titulli i përket Realit
Pas Guardiolës edhe mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta ka pranuar se titulli për këtë sezon i përket skuadrës së Real Madrit e cila tashmë është shkëputur 7 pikë nga vendi i dytë.


“Më dhemb në shpirt që nuk ishim në gjendje që të luftojmë më tutje për La Ligën, por ne duhet ta pranojmë këtë fakt. Titulli praktikisht është i Realit. Dallimi në pikë është i madh dhe janë edhe pak javë të mbetura” është shprehur ai duke nxjerrë në pah vështirësinë që kishte pasur kjo ndeshje. /albeu.com/


Shtuar më 22/04/2012, ora 13:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori