Iniesta zgjidhet "Lojtari i vitit UEFA" (FOTO LAJM)

Përveç shortit të fazës së grupeve në Champions League, në mbrëmjen gala të Monte Carlos u zgjodh edhe "Lojtari më i mirë i UEFA-s". Ndërmjet tre kandidaturave: Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Andres Iniesta, fitues i çmimit rezultoi Andres Iniesta.

Çmimi u dorëzua nga presidenti i "Kicker Soccer Gropu" dhe presidenti i UEFA-s, Michel Platini.

Fituesi i shumë trofeve: Kupë Bote, Kampionat Europian (2 herë), Champions League, La Liga apo edhe shumë trofeve të tjerë, realisht e meritonte këtë çmim.

Ai u shpreh tejet i lumtur për çmimin pasi prej disa sezonesh ka qënë kandidat por pa mundur ta fitojë atë. /albeu.com/
Shtuar më 30/08/2012, ora 19:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori