Injoroi presidentin, Schweinsteiger kërkon falje (VIDEO)
Mesfushori i Bayern Munchen, Bastian Schweinsteiger, ka kërkuar publikisht falje se nuk i ka dha dorën presidentit të Gjermanisë, Joachim Gauk, pas përfundimit të finales së Ligës së Kampioneve të humbur me penallti përballë Chelsea.

Një foto e mesfushorit bavarez që shihte medaljen e argjendtë në duar, ndërsa ecte para Gauk duke e injoruar këtë të fundit që i kishte zgjatur dorën, qarkulloi në faqet e para të thuajse çdo gazete gjermane.

Mesfushori ishte ai që humbi penalltinë vendimtare dhe i dhuroi suksesin ekipit kundërshtar pas një ndeshje dramatike.

"Ky është thjesht një keqkuptim", ishin fjalët e lojtarit në një deklaratë për shtyp të publikuar në faqen e klubit. "Nëse e vini veten vetëm pak në situatën time dhe nëse e shihni mirë fotografinë, e dalloni që unë jam tërësisht në botën time pas një zhgënjimi të tillë".

“Unë isha i tronditur, i zhgënjyer, si i paralizuar. Thjesht nuk e pashë dorën e presidentit. Me vjen keq që kam dhënë një përshtypje tjetër në atë kohë. Unë dua t’i kërkoj falje presidentit për këtë ngjarje", deklaroi Schweinsteiger. /albeu.com/
Shtuar më 23/05/2012, ora 09:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori